NASA zbulon ujë dhe jete organike në Mars


Zbulim i jashtezakonshem NASA ka gjetur prova se në Mars ka ujë të rrjedhshëm, çka sugjeron se forma aliene të jetës mund të kenë ekzistuar në planet.

Shkencëtarët mendojnë se disa damarë të zinj mbi planet, në fakt janë rrjedhje periodike të ujit .

Rrjedhat e ujit lënë shenja të gjata dhe të errëta në terrenin marsian, që mund të shkojnë deri në qindra metra në tatëpjetë gjatë muajve të ngrohtë të vitit, përpara se të thahen në vjeshtë, për shkak të rënies së temperaturave në sipërfaqe.

Imazhet e marra nga orbita e Marsit tregojnë shkëmbinj, si dhe mure të pjerrëta luginash dhe krateresh, të mbuluara me vija të shumta rrjedhash gjatë stinës së verës, e që në pikat më aktive kombinohen së bashku për të formuar pamje tepër të ndërlikuara në formë labirinthi.

Shkencëtarët janë ende të pasigurt se nga vjen ky ujë, por dyshojnë se mund të vijë nga ajkujt e nëntokës, ose ujëmbajtësit e kripur, ose të mund të kondensohen në atmosferën e hollë të Marsit.

“Kemi parë ujë të lëngshëm në sipërfaqen e Marsit”, thotë Michael Meyer, kreu i grupit studiues të NASA-s që merret me zbulime mbi Marsin.

“Për shkak të kësaj që kemi parë, dyshojmë se minimalisht është e mundshme që Marsi të ketë një ambient të banueshëm gjatë ditëve të sotme”.

Disa miliarda vjet më parë, kur Marsi ishte një planet ende i ri, mendohet se në sipërfaqen e tij kishte lumenj, liqene dhe oqeane.

Shkencëtarët e kanë konfirmuar prej kohësh ekzistencën e ujit në formë të ngrirë në polet e planetit. Dhe tani ekzistenca e ujit në formë të lëngshme është një zbulim shumë i rëndësishëm për eksplorimet në hapësirë.

NASA do të shpallë zbulimin e ujit në Mars?

NASA do të shpallë një “zbulim të madh shkencor” nga misioni eksplorues në Mars, duke shtuar spekulimet se agjencia amerikane e hapësirës ka gjetur gjurmë uji në planetin e kuq.

Gazetarët janë ftuar të ndjekin një konferencë në Uashington të hënën në orën 11:30 lokale (17:30 shqiptare) që do të drejtohet nga Luhendra Ojha, e cila zbuloi shenja të mundshme uji në Mars kur ishte ende studente.

NASA ka thënë se “ka zgjidhur misterin e Marsit”, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Agjencia më herët ka gjetur prova të ekzistencës së ujit në këtë planet, kryesisht në formë të ngrirë në pole, por thekson se aty nuk mund të zhvillohet jeta.

Në mars shkencëtarët e NASA-s bënë të ditur se provat mbështesnin teorinë që një herë e një kohë, një e pesta e sipërfaqes së planetit të kuq mbulohej nga një oqean me thellësi disa kilometra në vende të caktuara.

“Nëse do të shpallin se kanë gjetur ujë të rrjedhshëm nën sipërfaqe, që është një ndër teoritë që kemi dëgjuar për vite të tëra, atëherë kjo mund t’i hapë udhë zhvillimit të jetës në atë planet dhe vazhdimësisë së njerëzimit”, thotë Dag MekKuistion, ish-kreu i Programit të Marsit në NASA.