Vendimi pas tërmetit/ Pezullohen lejet e ndërtimit në Tiranë , Durrës e Lezhë


Pas tërmetit shkatërrues të 26 janarit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga termeti , konkretisht në Tiranë , Durrës dhe Lezhë .

“ Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26. 11. , si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë , Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26. 11. 2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 750, datë 27. 11. 2019, ndryshuar me VKM Nr .751 datë 29. 11. 2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë , Durrës , Lezhë ” , thuhet në njoftim .

Për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “ Aplikim për leje ndërtimi , riparimi , restaurimi ( rastet e emergjencave civile).
Njoftimi i është shpërndarë edhe bashkive që janë në këto tre qarqe si Durrës , Tiranë , Vorë , Shijak , Krujë , Kavajë , Shijak , Kamëz dhe Kurbin.

Sipërfaqja e dhënë për leje arriti në nivel rekord për 9 mujorin
Përpara se të binte tërmeti , vrulli i ndërtimeve nuk kishte të ndalur . Të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT për lejet e ndërtimit, në tremujorin e tretë , tregojnë se për 9- mujorin 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet arriti në 1.3 milionë metra katrorë, duke u rritur me gati 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe trefishin në krahasim me 9- mujorin 2017.

Vetëm në tremujorin e tretë , sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet është 557 mijë metra katrorë , ose 81% e së gjithë sipërfaqes së dhënë në vend , duke shënuar një nivel rekord të viteve të fundit .
Ndërkohë , Bashkia Tiranë dy vitet e fundit po siguronte gati një të tretën e të ardhurave të veta nga taksa e ndikimit të infrastrukturës dhe ndalimi i lejeve pritet që të presë një nga burimet më të mëdha të të ardhurave për këtë bashki .

Projekti financatvendore . al , që monitoron shpenzimet e bashkive e kishte theksuar disa herë varësinë e të ardhurave të buxheteve të bashkive , sidomos të zonave kryesore në Durrës e Tiranë , nga taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja .
Për të gjithë vendin , INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja , nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14, 6 % .

  1. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja , në tremujorin e tretë 2019, është 685. 455 m ² , nga 330.725 m ² miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje me 2, 1 herë .