Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve


Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë . Por francezët mund t ’i ndërpresin grevat me afrimin e festave .

Para se qeveria dhe sindikatat të negociojnë për planet e diskutueshme të pensioneve nesër, sot do të ketë një grevë tjetër mbarëkombëtare . Të prekur janë edhe turistët. Kështu Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur .

Punonjësit e Kullës Eifel ndaluan punën . Por sheshi përpara qëndron megjithatë i hapur , megjithatë, bëri të ditur në Twitter zyra e shtypit e monumentit me famë botërore . As disa muze nuk mund të vizitohen .

Mësues , mjekë dhe avokatë kanë dalë në grevë . Mësimet në shkollë janë anuluar , kjo vlen edhe për provimet . Infermieret dhe farmacistët gjithashtu ndodhen në grevë . Spitalet kanë aktivizuar angazhime të detyrueshme për të siguruar mjekimet kryesore .

Në Francë , kanë nisur për herë të tretë këtë muaj greva dhe protesta mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve . Udhëtarët në trena dhe në fluturime pritet të përballen anulime dhe vonesa masive . Janë paralajmëruar mitingje të mëdha kundër reformës së pensioneve për Parisin dhe qytetet e tjera .

Trafiku i udhëtarëve u godit sërish të martën , kur greva kundër reformës së pensioneve hyri në ditën e 13-të .
Sindikatat franceze kanë kërkuar shtimin e grevave para pushimeve , duke u bërë thirrje punëtorëve në të gjithë sektorët e grevës t ’ u bashkohen protestave masive të organizuara në të gjithë vendin .

Tetë nga 14 linjat e metrosë të kryeqytetit qëndruan të mbyllura , ndërsa të tjerët ofruan shërbime minimale . Rreth 80% e trenave në rajonin Ile -de - France , ku ndodhet Parisi nuk funksionojnë .
Në Place de la Republique në qendër të Parisit , sindikatat kanë përgatitur simbole dhe balona përpara marshimit të protestës që do të fillojë në 01: 30 pasdite sipas orës lokale .

Policia tha që ka vendosur forca shtesë të sigurisë në të gjithë qytetin për të mbrojtur njerëzit dhe pronën nga rastet e mundshme të dhunës .

Paqetësi edhe në pushime ?

Franca është tronditur që prej dy javësh nga protestat, që kur Presidenti Emmanuel Macron bëri të ditura planet për ta rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Qeveria pësoi një goditje të fortë të hënën kur Komisioneri i Lartë për Pensionet , Jean -Paul Delevoye , njoftoi se do të japë dorëheqjen . Ai nuk kishte raportuar për disa punë të tjera të dyta , që i ka mbajtur së bashku me portofolin e pensioneve . Jean -Paul Delevoye është arkitekti kryesor i reformës aktuale të propozuar të pensioneve .

Megjithëse sondazhet sugjerojnë se një shumicë në Francë i mbështet grevat , një sondazh i Ifop-it , i ngarkuar nga gazeta e përditshme Le Figaro tregon se 55% e të anketuarve besojnë se grevat nuk duhet të ndikojnë në ditët e festave .
/ DW /