Elvana Gjata flet për këngën e re dhe Eurovizionin: Kërceja dhe qaja


Elvana Gjata konkurron këtë vit në Festivalin e Këngës me këngën që mban titullin: “Me tana” e cila u përfol si një nga këngët pretendente për fitore.
Por në një intervistë për “Aperi Fest”, me Eni Shehun, Elvana është shprehur se e sheh larg Eurovizionin sepse para së gjithash vjen festivali.
“Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja.
Ndërsa për këngën Elvana ka treguar se e ka realizuar para një viti, por po priste momentin e duhur për ta publikuar.
“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë Elvana për këngën “Me tana”.

No comments:

Post a Comment