Humbi kurorën, Miss Nigeria ‘shtangu botën’ me reagimin e saj

Shumë pak njerëz janë duke u marrë me vajzën që fitoi kurorën e më të bukurën e botës, pasi vëmendjen kryesore e ka marrë ‘Miss Nigeria’.
Ajo nuk e fitoi konkursin Miss World 2019, por fitoi zemrat e shumë njerëzve në mbarë globin, falë një reagimi emocionues pas humbjes së saj.
Kur u dëgjua emri i Singh, Mis Xhamaikës, Douglas menjëherë shprehu gëzim për suksesin e rivales së saj. Ajo filloi të bërtiste nga lumturia dhe të rrotullohej në skenë. Douglas madje ulëriti përpara fytyrës së shokuar të Singh: “Po vajzë”.
Shikuesit menjëherë shkruan për veprimin duke lavdëruar pa masë e saj Miss Nigerinë.
“Reagimi i Miss Nigerisë ndaj fitores së Miss Jamaica # MissWorld2019 është energjia e vetme që po pranoj rreth meje”, ka shkruar një përdorues.
Të tjerët e quanin Douglas një “engjëll” për veprimin e saj “origjinal”.

No comments:

Post a Comment