Lajçak kundër idesë së shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë


Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është kundër ideve për shkëmbim territoresh ndërmjet dy vendeve, sepse ato bien ndesh më synimet për një zgjidhje që siguron qëndrueshmërinë e rajonit.

Zoti Lajçak shkroi në rrjetin social twitter duke ju referuar një bashkëbisedimi të tij më agjencinë APA se “bisedimet që udhëhiqen nga Bashkimi Evropian kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Një gjë e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në rajon. Ideja e shkëmbimit të territoreve e bën të kundërtën“, shkroi zoti Lajçak.

Komentet e zotit Lajçak pasuan reagimet që nxiti javën e kaluar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili në një intervistë me katër medie përfshirë edhe të përditshmen Koha Ditore, duke folur rreth ideve për shkëmbim territoresh tha se “kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por, siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve...”, tha ai.

Qëndrimi nxiti kritika në Kosovë por edhe të deputetëve të Parlamentit Evropian të cilët më 7 maj i kërkuan llogari në një debat komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, i cili tha se BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të pajtohen për një zgjidhje që nuk paraqet rrezik për vendet tjera të rajonit.

Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë që nga fillimi. Thelbësore është që të dyja vendet të pajtohen për një zgjidhje që është e pranueshme për to dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për asnjë vendet tjera në rajon. Kur të arrijmë atje, mund të shohim për elementet tjera. Në këtë kuadër, shkëmbimi i territoreve nuk është një çështje apo është një çështje e dorës së dytë. E domosdoshme është që palët të jenë në tryezën e bisedimeve dhe të angazhohen mirëfilli për një zgjidhje”, tha ai.

Debatet nëse ka një kuadër për një marrëveshje Kosovë – Serbi që do të përfshinte prekjen e kufijve u ringjallën bashkë më krizën politike në Kosovë, e cila mbeti me qeveri në detyrë që nga 25 marsi kur parlamenti miratoi një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Zoti Kurti është shprehur i bindur se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë një ujdi për shkëmbim territoresh dhe se kjo është diskutuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga ish shefja politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini./VOA/

Koronavirusi dhe roli i shërbimeve sekrete


Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nuk kanë të bëjnë asgjë. Por megjithatë shërbimet sekrete në këtë botë kanë në fokus edhe sëmundje globale. Përse? Si veprojnë ato në raste të tilla?
Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima. Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. 

Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së
Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA. Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë.

Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).
Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mirëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran. Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.
Çfarë sjell kjo?

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme. E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit.

Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./Burimi: dw

Video/ Pse viruset vdekjeprurëse dalin nga Kina?


Që nga fillimi i marsit 2020, një koronavirus i ri, i quajtur COVID-19, është përhapur në më shumë se 83 vende dhe ka vrarë më shumë se 4 mijë njerëz, shumica dërrmuese në Kinë. Këtu virusi u shfaq në dhjetor 2019.
Ky nuk është një fenomen i ri për Kinën; në 2003, virusi SARS gjithashtu u shfaq atje, dhe në rrethana të ngjashme, para se të përhapej në të gjithë botën dhe të vrasë afro 800 persona.
Të dy, SARS dhe COVID-19 janë në familjen “koronavirus”, dhe të dy duket se kanë dalë nga kafshët në tregjet famëkeqe të kafshëve të egra të Kinës. Ekspertët kishin parashikuar prej kohësh që këto tregje, të njohura si burime të mundshme të sëmundjes, do të mundësonin një shpërthim tjetër.
Tregjet dhe tregtia e kafshëve të egra që i mbështesin ato, janë problemi themelor i këtyre pandemive; derisa Kina ta zgjidhë atë problem, ka shumë të ngjarë të shfaqen sërish.
Virusi aktual është përhapur më shumë sesa Ebola në 2014, dhe Organizata Botërore e Shëndetit e ka caktuar një pandemi.
Në vitin 2003, një virus shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2 doli nga një treg në Foshan, Kinë. Ajo shkaktoi sëmundjen SARS, e cila u përhap në dhjetëra vende.
Ngjashmëritë midis dy viruseve shtron pyetjen: Pse sëmundjet e reja vazhdojnë të shfaqen në Kinë?
Ky episod i Vox Atlas shqyrton çështjen më të thellë të tregtisë së kafshëve të egra të Kinës dhe se si ajo po vë në rrezik shëndetin global.
Siç tregon eksperti Peter Li në video, “Shumica e njerëzve në Kinë nuk hanë kafshë të egra. Ata njerëz që konsumojnë këto kafshë janë të pasur dhe të fuqishëm – një pakicë e vogël” Kjo video shpjegon se si njerëzit e Kinës janë vetë viktima të kushteve që çuan në koronavirus.Video me poshte :


Ndihem mirë”, kryhet testi i parë i vaksinës së koronavirusit


     
Prova klinike për vaksinën e koronavirusit filloi sot (16 mars) në Shtetet e Bashkuara. Një grua e shëndetshme ishte baza e eksperimentit të vaksinës. Testimi është financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, dhe po zhvillohet në Seattle të Uashingtonit.

Megjithatë ekspertët sqaruan se testimi do të zgjasë për një periudhë kohore duke filluar nga një vit e deri në 18 muaj, përpara se të provohet plotësisht efikasiteti i saj. Testimi filloi me një vullnetare të shëndetshme, 45 vjeçare të identifikuar si Jennifer Haller, e cila u shpreh:

Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”. Pas vaksinimit ajo është parë e qetë dhe me një buzëqeshje në fytyrë tha: “Ndihem mirë”.



Sakaq, sipas specialistëve, nuk ka mundësi që vullnetarët të infektohen pasi vaksina nuk përmban virus. Por qëllimi i kësaj prove është të përcaktojë që vaksina nuk shkakton efekte anësore serioze. Ndërkohë kujtojmë që në të gjithë botën deri më tani si pasojë e virusit famëkeq kanë humbur jetën 7,100 persona ndërsa 181.202 të tjerë janë shpallur të infektuar.

Proteston Arian Çani: Na mbylli i Gjati, na mbylli! Mirë e bën ai sepse ...


Arian Çani iu është bashkuar kritikëve, që kundërshtojnë ndalimin e qarkullimit.
“Na mbylli, i Gjati, na mbylli! Ka 20 vjet që e pret këtë ditë.

Putain! Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit!!

Tani je që je, futi një të mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qetë! Të erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar për këtë ditë.
Jepi Rams! Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen në këto kohë kolerash. Madje shumica e banorëve idiotë dhe analfabetë të këtij katundi, do gëzohen pa masë.
Jepi Ramses Faraoni!

Godit fort. Déguelasse”, shkruan ai.

Tempulli.blogspot.com